E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qipro, shpërthim në një bazë ushtarake, 12 të vdekur

Së paku 12 personakanë vdekur dhe mbi 30 janë plagosur nga një shpërthim në një depo municionesh në jug të Qipros greke. Raportet e para flasin për një zjarr afër bazës së flotës detare në Zygi.
 

Pesë zjarrfikës, katër pjesëtarë të rojës bregdetare dhe dy marinar kanë mbetur të vdekur sipas burimeve nga ushtria, ndërsa televizioni shtetëror flet për 12 të vdekur.
 

Shpërthimi ka ndodhur nga rënia e zjarrit në dy kantoniere tha një zëdhënës i policisë. Në deponon e municioneve janë 98 kantoniere. Zjarri akoma nuk është nën kontroll.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›