Pogradec, të shtëna me armë në banesën e Mevlan Shanajt
Të shtëna me armë në banesën e aktorit Mevlan Shanaj në Pogradec.
Ngjarja ka ndodhur në Tushemisht të Pogradecit ku 41-vjeçari Adrian Hoxhallari ka qëlluar me armë banesën e cila ndodhej në plazh të aktorit Shanaj pas një konflikti me këtë të fundit.
Sipas hetimeve të para dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive pronësie por policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes si dhe për kapjen e autorit të ngjarjes.