Qipro, sot në Tiranë për miqësoren me Kombëtaren Shqiptare
Skuadra e Qipros pritet të mbërrijë sot në mesditë në Tiranë dhe pasdite do të kryejë seancën stërvitore në prag të përballjes me kuqezinjtë tanë. Qipro ndodhet sipër Shqipërisë në renditjen e FIFA-s ku gjendet në vendin e 73-të ndërsa kuqezinjtë në vendin e 94-tët. Në tre ndeshjet që kemi zhvilluar me Qipron nuk kemi marrë asnjë fitore, por kemi humbur dy dhe barazuar një të tillë. Edhe ndeshja e fundit që kanë zhvilluar kuqezinjtë në Tiranë ka qënë miqësore si ajo kundër Gjeorgjisë më 10 qershor.