E Diel, 1 Nëntor 2026

Kinë/ Reshje të dendura pas tajfunit "Morakot", viktima

Tajfuni "Morakot" solli ditë të tëra me reshje të dendura në lindje të Kinës, duke shkaktuar përmbytje dhe rreshkitje të tokës të cilat dëmtuan më shumë se 8 milionë njerëz, raportoi media shtetërore.
Ndonëse është dobësuar në një stuhi tropikale pasi ai zbarkoi në Kinë të dielën, tufani "Morakot" ka shkaktuar resheje të dendura në disa provinca në lindje.
Tajfuni u ka marrë jetën 6 personave dhe ka detyruar qindra mijëra persona të braktisin shtëpitë në veri të vendit.
Në Hanghzou, në Zhejiang, rrebeshi i ditëve të tëra ka lënë të përmbytura rrugët në qytet, me nivelin më të lartë të reshjeve që arrijnë deri në 60 cm në disa zona, sipas medias shtetërore.
Anijet dhe varkat në rajon janë urdhëruar të qëndrojnë në port dhe të mos lëvizin. Gjithashtu shumë fluturime në rajon janë pezulluar. Aeroporti i Wenzhou, një nga më të mëdhenjtë në provincën Zhejiang, u rihap pas dy ditësh që ishte mbyllur. Reshje të dendura vazhdojnë dhe të martën në provincat Zhejiang, Fujian, Jiangsu dhe Anhui.
Reshjet shkaktuan një rrëshkitje toke në Taishun, qytet në provincën Zhejiang, duke vrarë dy persona dhe duke plagosur 4 të tjerë. Rrëshkitja shkaktoi rrafshimin e 7 shtëpive të cilat morën me vete nën to 6 persona.
Tajfunet godasin rregullisht Kinën, Tajvanin, Filipinet dhe Japoninë në gjysmën e dytë të vitit, duke mbledhur forcë nga ngrohtësia e ujërave të Oqeanit Paqësor detit jugor në Kinë, përpara se të dobësohet mbi tokën.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›