Schumi dorëzohet për t'u kthyer në F1

Nuk bëhet gjë. Rikthimi i madh nuk do të bëhet. Michael Schumacher nuk do të zëvendësojë Felipe Massa-n në krye të Ferrari në disa gara të ardhshme në Formula 1. Piloti gjerman ka njoftuar vendimin e tij në faqen e tij zyrtare. "Unë bëra të pamundurën për t'u rikthyer. Me keqardhje të madhe, nuk funksonoi". Kampioni i botës për shtatë herë duhet të hipte në timonin e një Ferrari F60 duke nisur nga Çmimi i madh i Europës, i planifikuar për 23 gusht në Valencia.
"Natën e mbrëmshme", thotë Schumi, "informova presidentin Luca di Montezemolo dhe menaxherin e ekipit Stefano Domenicali. Për fat të keq, nuk jam në gjendje të zëvendësoj Felipe. Faji i dhimbjeve në qafë, si dhe aksidentit me motor të shkurtit të vitit të kaluar". Schumacher shkruan se "fraktura në qafë ishte shumë e rëndë. Ne nuk ishim ne gjendje t'i zgjidhin problemet, pas dhimbjes që u shfaq në testin privat në Mugello. Nga ana e trajtimit mjekësor, kemi provuar gjithçka".
Ndërsa menjëherë pas deklaratës së Shumakerit ka reaguar edhe Ferrari që tashmë makinën e tretë do tia japë Luka Badoer i cili do të jetë edhe zëvendësuesi i Massës.