E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qipro,fitojne nacionalistet

Zgjedhjet parlamentare ne Republiken Turke te Qipros Veriore kane nxjerre fituese Partine e djathte te Unitetit Kombetar.Kjo parti, e cila eshte per lidhje me te ngushta me Turqine, ka marre 44% te votave.Partia Republikane Turke e presidentit Mehmet Ali Talat ka dale ne vend te dyte me 29% te votave. Procesi per bashkimin e ishullit te Qipros do te çonte automatikisht ne anetaresimin e te gjithe ishullit ne Bashkimin Evropian. Megjithe fitoren e nacionalisteve te drejtuar nga Dervish Erollu, te cilet jane per krijimin e dy shteteve te ndara, presidenti Mehmet Ali Talat do te vazhdoje te negocioje si perfaqesues i popullit dhe shtetit te Republikes Turke te Qipros Veriore me palen greke.Turqia eshte i vetmi vend qe e ka njohur Republiken e Qipros Veriore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›