Krasniqi: Vizita e Tadiç, vizitë fetare dhe private
Prishtinë -Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, duke folur për vizitën e presidentit serb Tadiç, deklaroi se përgjegjësi e ekzekutivit dhe e atyre që janë përgjegjës për sigurinë në Kosovë. “Këtë vizitë duhet ta shohim si vizitë të një karakteri privat dhe fetar, si vizitë të një qytetari të Serbisë”-tha Krasniqi. D
uke u përgjigjur në pyetjen tjetër se a është bërë trysni ndaj institucioneve të Kosovës që të realizohet kjo vizitë, kryeparlamentari Krasniqi tha se të gjitha proceset e deritashme janë bërë në bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar, ndaj edhe kjo vizitë është bërë në koordinim me ndërkombëtarët.
Deklaratat e Krasniqit u bënë pas kthimit nga Lubjana, ku mori pjesë në punimet e Kongresit të Lëvizjes Ndërkombëtare Evropiane dhe Lëvizjes Evropiane të Sllovenisë, si dhe pati takime me udhëheqjen më të lartë të Sllovenisë.