Rrembehet nje avion ne Xhamajke
Nje avion kanadez i shoqerise KANXHET me 169 pasagjere ne bord eshte marre peng nga nje njeri i armatosur ne aeroportin MONTEGO BEJ ne Xhamajke. Lajmi eshte bere i ditur nga rrjeti televiziv CNN qe i eshte referuar burimeve te Radio Xhamajkes. Personi i armatosur mban ende peng 5 anetaret e ekuipazhit ndersa te gjithe pasagjeret e tjere jane te lire.Avioni ne fjale ishte gati te udhetonte nga Xhamajka ne drejtim te Halifaxit ne Kanada. Thuhet se ne bord eshte degjuar nje e shtene arme ndersa nuk dihet ende se cili eshte rrembyesi.