E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qorri i mbyll derën Bokatolës

Kongolezi Ricard Bokatola nuk ka asnjë shans të veshë fanellën bardhekaltër të Shkumbinit. Lajmi bëhet publik nga bosi i skuadrës peqinase, Xhavit Ismaili. "Bokatola nuk vjen në Peqin edhe pse ne si drejtues kemi shprehur dëshirën për ta pasur atë në gjirin e skuadrës në fillimet e merkatos", - tha presidenti i klubit.
"Në vendin e tij luan Ilir Qorri, i cili do të qendrojë deri në fund me ne. Ai është i kënaqur që luan tek Shkumbini dhe është një lojtar që na bën shumë punë". Bokotola, pas aventurës në pjesën e parë të sezonit të Kastrioti është lojtar i lirë.
Ai luan në pozicionin e ish-lojtarit të Dinamos, Ilir Qorri, i konsideruar edhe si një sulmues i spikatur i Superligës. Bokotola nuk shënoi as një gol në 17 javët e para, ndërkohë që Ilir Qorri realizoi 4 të tillë kundër Teutës, Partizanit, Skënderbeut dhe Vllaznisë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›