E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qosja: Hynë në politikë si qorapshqyer tash janë milioner

Rexhep Qosja ka drejtuar akuza edhe ndaj pushtetit në Shqipëri. Ai duke folur për korrupsionin, ka thënë se ai po e dëmton Shqipërinë, por edhe Kosovën.

“Njerëz që kanë hyrë në politikë me çorapë dhe me brekë të shqyera tani kanë pallate familjare, vila të mëdha në det, në bjeshkë apo në brigje të lumenjve e liqeneve, pompa të benzinës, restorante, “kafiqa”, firma të ndryshme, shkolla a universitete private, kurse ndonjëri prej tyre, duke qenë pushtetar i lartë, ka mbërritur të bëhet edhe anëtar i Akademisë së Shkencave e të Arteve!”, në vazhdimin e dytë të intervistës në Epoka e Re.

Sipas tij, pozitat e këtilla politike dhe kapitaliste janë duke e pezmatuar rëndë shumëkënd në Shqipëri dhe Kosovë.

Ndërkaq në lidhje me Edi Ramën i cili kohëve të fundit ka filluar të shkruaj edhe editoriale nëpër gazeta Qosja ka thënë se këto janë “shaka politike”.

“Nuk largohet Sali Berisha prej pushtetit me editoriale. Editorialet nuk përmbajnë aksion politik. Ato, editorialet, janë zëvendësim i aksioneve demokratike, që përfaqësojnë protestat, demonstratat, grevat me teorikë boshe; ato janë lutjet, si lutjet biblike e uranore, por pa patosin e tyre etik”, ka thënë Qosja.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›