E Shtunë, 31 Tetor 2026

Natë e zezë për shqiptarët

Mbrëmja e së martës ishte e pafat për futbollistët shqiptarë, të cilët sivjet po luajnë në Ligën e Kampionëve. Baseli i ‘kosovarëve’ është mposhtur me rezultat 0:2 nga Benfica. Disfatë të njëjtë ka pësuar edhe Fatos Beqiraj me Dinamon e Zagrebit nga Ajaxi. Kurse, Napoli i Blerim Xhemajlit e ka nxjerrë një pikë në duel me Bayernin. Ndërsa, Manchester City e ka shënuar fitoren e parë në garën më prestigjioze.

Mbrëmja e së martës nuk ishte e mirë për futbollistët shqiptarët, të cilët sivjet po luajnë në Ligën e Kampionëve.

Baseli i tre futbollistëve kosovarë - Xherdan Shaqirit dhe dy vëllezërve, Taulant e Granit Xhakës – është mposhtur para tifozëve të vet nga Benfica me rezultat 0:2 – në kuadër të rrethit të tretë të fazës së grupeve.

Shaqiri e Granit Xhaka ishin titullarë përballë portugezëve. Por, ky i fundit është zëvendësuar në minutën e 80-të nga Cabrali, derisa vëllai i tij, Taulanti nuk ka luajtur fare. Kurse, ndeshja tjetër e Grupit C, mes Otelul Galatit dhe Manchester Unitedit ka përfunduar me fitore të anglezëve, 0:2.

Ndërkohë, edhe Dinamo e Zagrebit – ku luan futbollisti tjetër kosovar, Fatos Beqiraj, është mposhtur në shtëpi nga Ajaxi me rezultat 0:2. Sulmuesi pejan ishte titullar në këtë takim, por është zëvendësuar në minutën e 69-të. Kurse, takimi tjetër i Grupit D, mes Real Madridit e Lyonit, ka përfunduar me rezultat 4:0, në favor të skuadrës spanjolle.

Ndërsa, Napoli i Blerim Xhemajlit nuk ka mundur të fitojë më shumë sesa një pikë në duel me gjigantin bavarez, Bayern Munchen. Takimi mes këtyre dy skuadrave ka përfunduar me rezultat të barabartë 1:1, derisa mesfushori shqiptar ka luajtur vetëm gjatë dhjetë minutave të tjerë. Në ndeshjen tjetër në Grupin A, Manchester City në fund të takimit ka shënuar fitore përballë Villarrealit me rezultat 2:1.

Në ndeshjet e tjera, në Grupin B, CSKA e Moskës e ka mposhtur Trabzonsporin me rezultat 3:0, derisa Interi në Francë ka fituar ndaj Lillet me rezultat minimal, 0:1.

Liga e Kampionëve

Rezultatet

Grupi A

Man City-Villarreal 2:1

Napoli-Bayern M. 1:1

Tabela

1. Bayern 7 pikë

2. Napoli 5

3. Man City 4

4. Villarreal 0

Grupi B

CSKA M-Trabzonspor 3:0

Lille-Inter 0:1

Tabela

1. Inter 6

2. CSKA 4

3. Trabzonspor 4

4. Lille 2

Grupi C

Basel-Benfica 0:2

Otelul Galati-Man Utd. 0:2

Tabela

1. Benfica 7

2. Man Utd 5

3. Basel 4

4. Otelul G. 0

Grupi D

Dinamo Zagreb-Ajax 0:2

Real Madrid-Lyon 4:0

Tabela

1. Real Madrid 9

2. Lyon 4

3. Ajax 4

4. Dinamo Z. 0

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›