Qytetarë nga Kosova e Maqedonia vizitojnë Durrësin për fundjavë

Qyteti bregdetar i Durrësit ka pritur gjatë fundjavës qindra vizitorë nga rrethet, Kosova dhe Maqedonia. Në një ditë pranverore vizitorët kanë shijuar plazhin e Durrësit, pikat turistike, objektet arkeologjike dhe kanë shijuar peshkun e freskët.
Ndërkohë që edhe porti i Durrësit duket se po popullohet prej anijeve krocere në këtë stinë. Agjensi të ndryshme ndërkombëtare po shprehin interes për të operuar nëpërmjet portit të Durrësit.
Burimet portuale kanë bërë të ditur se brenda një kohe të shkurtër do të nënshkruhet një marrëveshje dhe drejt portit më të madh të vendit do të vijnë anije turistike supeluksoze .