Pengohet ndërtimi i HEC-it, banorët duan dëmshpërblim
Banorë të fshatit Qafë Mollë në rrethin e Mirditës janë konfrontuar me policinë e këtij rrethi dhe Forcat Speciale të ardhura nga Shkodra. Shkak për këtë është bërë nisja e punimeve nga një firmë private në fshatin e tyre për të ndërtuar një hidrocentral, i cili i është dhënë me konçesion një firme turke.
Banorët kanë dalë në protestë, duke kërkuar që firma para nisjes së punimeve të nisë shlyerjen e sipërfaqeve të tokave që parashikohen të zihen nga uji. Sipas banorëve firma deri tre ditë më parë kishte qenë në negociata për arritjen e marrëveshjes me banorët, por ajo krejt pa paritur ka nisur punimet.
Në mbështeje të banorëve ka qenë edhe kryetari i Bashkisë Rrëshen Ndue Gegë Kola i cili është shprehur se bashkia është në mbrojtje te te drejtave te banorëve të kësaj zone.
Banorët shprehen se ata nuk janë kundër investimit, por ata theksojnë se duhet të zbatohet ligji duke mos cënuar pronën private .