E Diel, 1 Nëntor 2026

Studimi i frikshëm, femrat nëna që në moshën 13 vjeç

Studimet zyrtare të Institutit të Shëndetit Publik tregojnë se vajzat e nisin jetën seksuale që në moshën 13-vjeçare. Përballë këtij fenomin, drejtoresha e maternitetit “Koço Gliozheni” Rubena Moisiu thotë se në këtë institucion nga 100 lindje, 10 prej foshnjave vijnë në jetë nga nëna të reja, mosha e të cilave është mbi 14 vjeçe.
 

Ndërsa statistikat zyrtare të aborteve flasin për 9000 të tilla në një vit në të gjithë Shqipërinë, drejtoresha e maternitet të ri thotë se kemi patur raste të shumta kur adoleshentet abortojnë.
 

Mjekja tha se kjo tendencë e fundit tek adoleshentet është shqetësuese. Ajo këshillon që të ata që nisin jetën seksuale që në moshë të vogël duhet të përdorin masa mbrojtëse. Kjo sepse kryerja e marrëdhënieve seksuale në moshë të vogël është një risk më tepër për sëmundjet seksualisht të transmetueshme siç është Hiv apo Aids.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›