Ndryshimet në rregulloren e Kuvendit

Ditën e sotme në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve po diskutohet për kufizimet e imuniteteve dhe për ndryshimet në rregulloren e Kuvendit. Tashmë nga këto ndryshime, jo pak debate janë krijuar në mbledhjen e Komisionit Parlamentar.
Anëtarë të opozitës janë deklaruar kundër draftit me ndryshime duke i konsideruar si një strategji të PD-së për të bllokuar punimet e Kuvendit.
Ndërkaq Ilir Rusmaili, kreu i Komisionit të Ligjeve deklaroi se kufizimi i imunitetit është i vlefshëm për Prokurorinë. Për të, grupi i PS-së ka një skenar për bllokimin e seancave ndërsa Prokuroria nuk kufizohet.
Ndërkaq, Ligori theksoi se modeli i PD-se për imunitetin do të sjellë kufizime në punën e Prokurorisë. “Me këtë metodë pengoni Prokurorinë”, tha Ligori.