Njihuni me familjen që beson se sot është fundi i botës
Xhozef, Feith dhe Grejs janë adoleshentë krejt normalë amerikanë- përveç faktitn se prindërit e tyre, Robert dhe Ebi besojnë se bota do të shkatërrohet sot.
Dy vjet më përpara, babai Robert dhe mamaja Ebi, lanë punët e tyre dhe që nga ajo ditë luten në një kishë evangjeliste, që beson tek fundi i botës.
E meqë sot ishte dita e fundit në tokë, ata kanë marrë fëmijët për një udhëtim në Nju Jork.
Duke folur për Nju Jork Tajms, 16 vjeçarja Grejs thotë: Mamaja më ka thënë direkt që nuk do të shkoj në parajsë. Fillimisht u mërzita, por ajo beson sinqerisht tek kjo.
Mendohet se një seri tërmetesh do shkatërrojnë sot botën dhe i pari do godasë ishullin e Kiribatit. Në fakt një tërmet ka goditur ishullin sot. Vetëm se ai është i vogël fare dhe të tillë ndodhin me dhjetëra çdo ditë në botë.