Vjedh makinën e policisë për të dalë në TV (VIDEO)
Arthur Lee Thompson ka bërë një veprim të çmendur. Nën efektin e drogës, ai ka goditur dy policë, të cilët e kishin ndaluar. Pas kësaj, ka marrë makinën e policisë dhe është larguar. Për fatin e tij të keq është përplasur vetëm pak metra më tutje, duke marrë plagë të shumta. Të gjithë këtë, thompson e ka bërë për të dalë në televizor. Dhe, në fakt ja arriti kësaj gjëje, pasi të gjitha televizionet amerikane e kanë transmetuar.