Qytetarët në Maqedoni të pakënaqur me punën e deputetëve

Shkup, 2 shtaor - Qytetarët në Maqedoni me nota negative kanë vlerësuar punën e Kuvendit dhe të deputetëve. Ata mendojnë se Kuvendi i Maqedonisë është joefikas dhe nuk është në gjendje të kontrollojë zbatimin e ligjeve nga Qeveria. Sipas sondazhit më të fundit të ‘Eurobarometrit’, të publikuar nga Komisioni Evropian në muajin gusht 76 për qind e qytetarëve nuk i besojnë Parlamentit, ndërsa 72 për qind nga ata nuk i besojnë Qeverisë. Nga Parlamenti i Maqedonisë nuk kanë dashur të komentojnë për mosbesimin e lartë të shfaqur nga ana e qytetarëve, kurse ekspertët mendojnë se kjo është një situatë e pritshme dhe vjen si rezultat i komunikimit të nivelit të ulët, debatet e zbrazëta dhe rolit pasiv të organit legjislativë. Qytetarët vlerësojnë se Parlamenti i Maqedonisë është jo efikas për shkak se nuk funksionon dialogu politik. Ata mendojnë se Kuvendi është joefikas dhe nuk është në gjendje të kontrollojë zbatimin e ligjeve nga Qeveria. Shumica e tyre thonë se deputetet janë pasiv dhe pa ide. Ndërkohë, Komisioni Evropian ka inkurajuar të gjitha partitë politike të punojnë në frymën e konsensusit me qëllim që të ballafaqohen me të gjitha çështjet e hapura.