E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkup, BE përshëndetfundin e bojkotit

SHKUP - Delegacioni i BE-së në Maqedoni përshëndeti dje vendimin e opozitës për t'u rikthyer në parlament për takimet bashkërenduese. Ky vlerësim i zyrtarëve evropianë erdhi pas vendimit të partisë më të madhe opozitare, LSDM, e cila u tërhoq nga kërkesat e saj. "Inkurajojmë të gjitha partitë politike që të punojnë në frymën e konsensusit, me qëllim që të ballafaqohen me të gjitha çështjet e hapura", thuhet në reagimin e delegacionit të KE-së. LSDM vendosi të heqë dorë nga kërkesa për formimin e komisionit parlamentar për kontrollin e shpenzimit të parave të qytetarëve.
(s.g/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›