Opozita në Serbi kërkon ndërrimin e shefit të diplomacisë

Beograd, 2 shtator - Opozita në Serbi vlerëson se nëse Rezoluta serbe për Kosovën nuk miratohet në KB, shefi i diplomacisë, Vuk Jeremiq, duhet të ndërrohet. Rreth kësaj çështje opozita është unike, por edhe e grindur rreth çështjes se kujt duhet t’i takojë roli kryesor për mbledhjen e nënshkrimeve për ndërrimin e kryediplomatit, shkruan gazeta serbe “Vecernje Novosti”.