E Diel, 1 Nëntor 2026

Qytetarët në ditën e 135-të në protestën kundër investimit në Zvërnec

TIRANË, 12 tetor/ATSH/ Protesta qytetare, e nisur nga kundërshtimi i projektit të investimit në Zvërnec, vijoi sot për të 135-ën ditë radhazi në Tiranë.

Protestuesit marshuan sërish drejt Kryeministrisë, duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie teknike.

Në fjalën e tij, një ish-pjesëmarrës i protestës studentore të vitit 2018, riktheu në vëmendje kërkesat për arsim publik cilësor dhe për një zë më të fortë të studentëve në vendimmarrjen universitare.

Ndërsa aktivisti Edison Lika siguroi se protestuesit do të vazhdojnë qëndresën e tyre deri në realizimin e kërkesave për ndryshim politik dhe largimin e qeverisë.

E nisur më 31 maj në kundërshtim të investimit në Zvërnec, protesta qytetare përgjatë këtyre muajve ka zgjeruar spektrin e kërkesave duke nisur nga anulimi i ndryshimeve ligjore për zonat e mbrojtura, tek anulimi i “Paketës së Maleve”.

1 nga 5

/m.m/a.f/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›