Qytetarët shprehen pro rikthimit të eshtrave të Nënë Terezës
Rikthimi në Shqipëri i eshtrave të humanistes Nën Tereza duket se është një problem që nuk i intereson vetëm shtetit shqiptarë por edhe popullit të thjeshtë. Të pyetur nga "Ora News" në ditën e përkujtimit të lumturimit të saj, ata janë shprehur se Nënë Tereza është një bamirëse e madhe shqiptare dhe se ajo duhet të prehet është në Shqipëri.
Ndërkohë për sa i përket realizmit të kthimit të eshtrave ata thonë se e shohin shumë të vështirë pa ndihmën e ndërkombëtareve dhe një punë serioze të qeverisë.
Qeveria shqiptare dhe ajo indiane janë përfshirë në një debat lidhur me këtë kërkesë, pasi Tirana kërkon që të riatdhesojë eshtrat e saj me rastin e 100 vjetorit të lindjes, që përkon vitin tjetër, në mënyrë që eshtrat e saj ti kthehen ne vendin e saj pranë nënës dhe motrës së Nënë Terezës. Por këtij pretendimi krerët e shtetit indian i janë përgjigjur duke thënë se Nënë Tereza është shtetase indiane dhe ajo po pushon në tokën e saj, në vendin e saj.