Kundërshtohet marrëveshja e kufirit Kosovë-Maqedoni
Marrëveshja e ratifikuar të shtunën nga Prishtina dhe Shkupi për kufirin vazhdon të kundërshtohet nga partitë e opozitës në Shkup por edhe nga banorët e fshatit kufitar në Kosovë. Opozita maqedonase ka deklaruar se në këtë marrëveshje bëhet faljë për territorin dhe jo demarkacionin e kufirit me shtetin e ri ballkanas. Ndërkohë edhe banorët e fshatit Debëllde në Kosovë kanë paralajmëruar për neser një protestë kundër marrëveshjes kufitare me Maqedoninë. Banorët e zonës kufitare shprehin shqetësimin se sipërfaqja prej 22 hektarësh të pronave private që u kalojnë në territorin maqedonas sipas marrëveshjes, janë tek kjo zonë.