Cana lojtari i javës në Premier Ligë

Mesfushori shqiptar Lorik Cana, i cili aktivizohet te Sunderlandi, është shpallur lojtari më i mirë i javës së nëntë në Premier Ligën, sipas vlerësimeve të gazetave kombëtare angleze: "The Sun", "Daily Star", "Daily Mirror", "Daily Mail", The Times" dhe "Guardian".
Cana shfaqi një lojë të shkëlqyer në fitoren e Sunderlandit përballë Liverpoolit, duke luajtur në dy pozita të ndryshme gjatë ndeshjes.
Në pjesën e parë, kosovari luajti në pozitën e tij, si mesfushor, ndërsa në pjesën e dytë ai mori rolin e qendërmbrojtësit për t'i ofruar siguri ekipit të tij.
Kapiteni i Sunderlandit është vlerësuar me notën 9, i cili është edhe vlerësimi më i lartë i kësaj jave në Premier Ligën.