E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qytetaret vizitojne ekspoziten e Topit per diktaturen

Qytetare studente studiues e pedagoge gjate vizites ne fotoekspoziten peseditore Demokracia nuk ndertohet mbi harresen

Tirane 26 shkurt NOA 8211 Fotoekspozita Demokracia nuk ndertohet mbi harresen e hapur nen kujdesin e Presidentit te Republikes Bamir Topi vazhdon te zgjoje interesin e qytetareve te moshave shtresave e profesioneve te ndryshme per te pare momentet kulmore te rezistences antikomuniste ne Shqiperi dhe persekutimin barbar gjysemshekullor nga regjimi komunist te kohes.

E hapur diten e hene me 21 janar 2011 ne njezetvjetorin e rrezimit te diktatures komuniste ne Shqiperi ekspozita u realizua me mbeshtetjen e Komisionit Evropian e Qendres Shqiptare te Rehabilitimit te Traumes dhe Tortures dhe kishte per kurator zotit Besim Ndregjoni Sekretar i Pergjithshem i Shoqates Mbarekombetare te Integrimit te Burgosurve dhe te Perndjekurve Politike. Hapja e ekspozites u parapri nga nje ceremoni e vecante gjate se ciles Presidenti i Republikes ne prani te perndjekurve familjareve te viktimave perfaqesuesve te Qendres Shqiptare per Rehabilitim te Traumes dhe Tortures Leka Zogu II perfaqesues te institucioneve shteterore si dhe perfaqesues te Trupit Diplomatik te akredituar ne vendin tone dekoroi me Urdhrin Nene Tereza zotin Adem Allci dhe Sami Dangelline Pas vdekjes me motivacionin Ne shenje nderimi dhe vleresimi per qendresen mbinjerezore dhe rezistencen e papajtueshme ndaj diktatures komuniste.. Ndersa me Medaljen e Mirenjohjes u dekoruan Hyrye Dosti Kupi  Agron Kalaja Aqif Selimi  Luan Koka Luan Myftiu Islam Spahiu Shpetim Stermasi Hysen Haxhiu Naile Capa Kastriot Bajraktari Engjell Vukelaj Zenel Drangu Nikoll Gurraj Isa Mehaj Kristo Mema Demir Pojani Gezim Peshkepia Pajtim Lamja Murat Protoduari Sazan Haderi Pas vdekjes Dhori Gernjoti Pas vdekjes zoti Beqir Hoxha dhe zoti Baki Xheneti me motivacionin Ne respekt te vuajtjeve te pafund dhe qendreses se pashembullt ndaj persekutimit nga diktatura komuniste.

Ne te pese ditet kur ka qendruar e hapur ne mjediset e salles Skenderbeu ne Institucionin e Presidentit te Republikes fotoekspozita eshte vizituar nga qytetare te ndryshem nga Tirana dhe rrethet studente te Fakultetit te Gazetarise te Universitetit Shteteror te Tiranes studiues te qendres se Albanologjise perfaqesuesit e Sekretariatit te Kombeve te Bashkuara per Torturen me qender ne Gjeneve znj. Laurence Andre dhe znj. Sara Nunez pedagoge te Fakultetit te Ekonomise te Universitetit te Tiranes studente te Akademise se Arteve te Bukura dhe familjare e miq te 22 te viktimave te masakres se regjimit komunist te cilet u arrestuan e me pas u pushkatuan pa gjyq per motive politike pas bombes se hedhur ne Ambasaden e Bashkimit Sovjetik ne Tirane me 26 shkurt te vitit 1951.

Vizitoret jane njohur me fotografi e dokumente autentike si deshmi konkrete e rezistences e qendreses se shqiptareve te elites nacionaliste e intelektuale te shkolluar ne Evrope si dhe eliminimin sistematik te tyre per nje gjysem shekulli qe prej vitit 1944 me nje genocid te paster. Fotot dhe dokumentet ilustruese jane shoqeruar me shpjegimet perkatese nga zoti Besim Ndregjoni duke pershkuar te gjithe genocidin e kryer nga diktatura komuniste ne Shqiperi qe nga Kryengritja e pare antikomuniste ne Evrope ajo e Postribes e 9 shtatorit te vitit 1946 e nderuar nga Presidenti Bamir Topi me urdherin e larte Nderi i Kombit Kryengritja e Burrelit ne 2 gusht 1967 Kryengritja e Spacit me 21 Maj 1973 torturat cnjerezore internimet vrasjet e pushkatimet pa gjyq te intelektualeve e klerikeve me ne ze te kohes e deri tek e ekzekutimet me te fundit nga regjimi diktatorial komunist i dy poeteve nga Librazhdi Genc Leka e Vilson Blloshmi apo varjes me litar ne vitin 1988 te poetit te talentuar nga Kukesi Havzi Nela. Keto akte te ish-te perndjekurve politike konsiderohen prej tyre si frymezim per levizjet mbarekombetare qe startuan ne Shkoder me 13 janar te vitit 1990 me rrezimin e bustit te Stalinit e duke kulmuar me Levizjen Studentore te Dhjetorit 1990 qe solli ndryshimin e shumepritur te sistemit pas gjakut e sakrificave te pashembullta te 6214 burrave e grave 36 mije burra e gra te burgosura 50 mije familjeve te internuara.

Vizitoret jane interesuar edhe perpjekjet e kesaj shtrese te perndjekur ne vitet e demokracise per rehabilitimin e integrimin material e moral te tyre ne shoqerine shqiptare perpjekjet dhe angazhimin e tyre per te cuar perpara dekomunistizimin si element i rendesishem i shendosjes se nje demokracie qe nuk duhet ndertuar mbi harresen pluhurosjen apo shtremberimin e qellimshem te ketyre ngjarjeve pasi sic eshte shprehur edhe Presidenti Topi kjo do te ishte zvetenim dhe dobesim i ndergjegjes se nje kombi dhe i kujteses historike te tij.

Me shume interes vizitoret jane ndalur tek fjalet e poetit Havzi Nela ne burgun e Spacit Shum shpejt kena me ni se si ka me ra ky regjim terrori. Por ne nuk do te veprojme si keta se boll gjak te pafajshem ka derdh shqiptari kena me u sjell si njerez me mend e nuk do te kerkojme hakmarrje. Hakmarrjen do tia leme drejtsise por do te percojme paqe e miresi gjaku me gjak nuk lahet

Duke nderuar kujtimin e viktimave por edhe duke u perulur perpara durimit e pritshmerive ne vitet e demokracise te te mbijetuarve te persekutimit komunist e familjareve te tyre Presidenti Topi ka perseritur qendrimin e tij per trajtimin me seriozitetin e dinjitetin e merituar te kesaj shtrese te sakrifikuar te shoqerise shqiptare Krimet duhen denuar qofte edhe historikisht. Fajtoret duhen ndeshkuar qofte edhe moralisht Viktimat duhet te prehen ne paqe dhe te gjallet duhet te clirohen nje here e pergjithmone nga makthet e tyre te bindur plotesisht qe drejtesia eshte vene ne vend qe falja u eshte kerkuar sinqerisht. Vetem ne kete menyre edhe te perndjekurit vete do te munden te falin me gjithe zemer do te jene ne gjendje te ringrihen me krenare se kurre e te besojne plotesisht se tempulli i shenjte i demokracise dhe institucionet e tij te pavarura mbeshteten te palekundura e te pacenuara nga askush dhe asgje mbi themelet e forta te mesimeve te vyera qe kemi nxjerre nga historia dhe e kaluara jone e hidhur

NOA

Lajme te ngjashmeStainberg Pergatitje per zgjedhjet e 8 majit Stainberg-Topi Te respektohen institucionet Topi pershendet drejtuesit e institucioneve Topi leter partive Zbatoni ligjin per zgjedhjetTopi Drejtesi dhe dinjitet per ish te perndjekurit LidhjeAgron Kalaja Aqif Selimi Beqir Hoxha. Demir Pojani Dhori Gernjoti Engjell Vukelaj fotoekspozita Gezim Peshkepia Hyrye Dosti Kupi Hysen Haxhiu Isa Mehaj Islam Spahiu Kastriot Bajraktari Kristo Mema Luan Koka Luan Myftiu Murat Protoduari Naile Capa Nikoll Gurraj Pajtim Lamja Sazan Haderi Shpetim Stermasi topi Zenel Drangu

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›