E Shtunë, 31 Tetor 2026

Leksione baleti për Amy Winehouse

Amy Winehouse i është nënshtruar tashme një kursi intensiv baleti. Këngëtarja, e cila i është rikthyer skenës me një tur ne Brazil, ka punësuar një mësuese private për te mësuar sa me shume rreth baletit, e kryesisht rreth atij klasik. Pop starja 27 vjeçare, pas suksesit te arritur me publikimin e albumit te saj ?Black to Black?, ka pasur një jete shume te çrregullt, me probleme te shumta si abuzimi me drogën dhe tentative vetëvrasjeje. Tashme këngëtarja ka vendosur te beje një jete te rregullt, duke marre mësime baleti për te arritur një forme fizike normale, pas muajve te tere ne një qendër rehabilitimi. ?Do te ndërroj tërësisht stil jetese, deri ne fund te vitit do t?ju surprizoj,? është shprehur Winehouse për fansat e saj.

Shpërndaje          

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›