E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kontrata e mallkuar e Shrekut

Nga Express më 26 shkurt 2011 në ora 16:46

Njëri prej filmave që shumica e fëmijëve nuk bën pa e parë është Shrek 4, që është njëri prej filmave të rinj të kompanisë Disney. Këtë magji do të mund ta ndiqni në ekranet e juaja në kanalin DigiGold të DigitAlbit që në Kosovë e sjell IPKO.

Kur është pyetja për një keqbërës jo të keq, është “Shreku”, që në këtë pjesë të katër vjen po aq i suksesshëm sa në pjesët e tjera.

Filmi që është bazuar në tregimet e vëllezërve Grim, paraqet një mbret të mbretërisë Far Far Away që paraqitet si një univers i alternuar me gjëra interesante dhe me magji që nuk i kemi parë më parë.

I mërzitur nga jeta shtëpiake, Shrek vendos të bëjë një marrëveshje me një shkurtabiq shpirtlig, i cili i premton se mund ta bëjë të ndjehet sërish si një përbindësh i vërtetë. Por shumë shpejt Shreku e gjen veten në një botë tjetër, ku Gomari nuk e njeh, Maçoku me çizme është shëndoshur aq shumë sa nuk lëviz nga vendi dhe Fiona, dashuria e jetës nuk mban mend ta ketë takuar. A do të mundet Shreku të kthejë gjithçka në normalitet përpara se të jetë shumë vonë?! Mos humbisni aventurën e fundit të personazheve aq të dashur për miliona njerëz, e gjitha e dubluar në shqip...

Filmi pra hapet me një kujtim të një të kaluare në të cilën mbretëron mbreti dhe mbretëresha në tokën e “Far Far Awayt”, ku gruaja e Shrekut, Fiona (Cameron Diaz), është në hap për ta dhënë mbretërinë e saj te Rumpelstiltskini vetëm që ta shpëtojë atë nga më e keqja.
Por, e keqja është së Shreku (Mike Myers) nënshkruan një kontratë me Rumpelstiltskinin, e cila dërgon mbretërinë në një varfëri të skajshme, përderisa Shreku pas udhëtimit të tij sheh se vendi i tij dhe bashkëfshatarët e tij luftojnë nga nëntoka për ta mundur Rumpelstiltskinin.

Se çfarë ndodh më vonë te Shreku dhe a do ta shpëtojë ai mbretërinë e tij, këtë do të mund ta shikoni me një abonim të thjeshtë prej një euro në DigiGold. Filmi, edhe pse është për fëmijë “Shrek Forever After” duhet të përcillet bashkë më fëmijët, pasi që karakteret ndonjëherë përdorin gjuhë të dhunës.

SHREK FOREVER AFTER
Regjia: Mike Mitchell; skenaristë: Josh Klausner dhe Darren Lemke; montazhi: Nick Fletcher; muzika: Harry Gregson-Williams; producent Gina Shay dhe Teresa Cheng; Prodhues: DreamWorks Animation SKG dhe Paramount Pictures. Kohëzgjatja: 1 orë 33 minuta.
AKTORET: Zërat në origjinal: Mike Myers, Eddie Murphy, Cameron Diaz, Antonio Banderas, Walt Dohrn, etj... Zërat në shqip: Gent Pjetri, Saimir Kodra, Medi Gurra, Bujar Asqeriu, Ervin Bejleri, etj.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›