E Diel, 1 Nëntor 2026

Qytetari arreston grabitësin e arit

Dje pasdite, policia në Prizren i është përgjigjur në një thirrje për ndihmë të cilën e kishte kërkuar një femër e vitlindjes 1983, e cila ishte bërë pre e një grabitësi i cili e kishte sulmuar fizikisht e më pas ia kishte shkëputur një zinxhir të artë nga qafa.

Sipas hetimeve fillestare nga vendi i ngjarjes, bëhet e ditur se i dyshuari wshtw Misin B., i cili i kishte grabitur viktimës një zinxhir ari nga qafa dhe kishte arritur të ikë nga vendi i ngjarjes, mirëpo atë më pas e kishte arrestuar një dëshmitar rasti derisa aty kishte shkuar policia dhe i kishte vendosur prangat.

Policia ka kryer procedurat e duhura, ndërsa prokurori i shtetit ka urdhëruar që i dyshuari për grabitje të ndalët nën masën e arrestit policor./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›