E Diel, 1 Nëntor 2026

Thaçi beson se do të ketë marrëveshje

Kryeministri Hashim Thaçi është shprehur optimist se marrëdhëniet me Serbinë do të normalizohen.

Edhe pas dështimit të raundit të tetë të dialogut me Serbinë në Bruksel, shefi i qeverisë kosovare është i bindur se marrëveshja mes dy vendeve do të arrihet.

“Në Kosovë ka zëra skeptik që nuk besojnë në arritjen e një marrëveshje, por unë jam optimist se kjo do të ndodhë”, ka thënë Thaçi.

Megjithatë, ai është i vetëdijshëm se do ketë vështirësi në implementimin e saj pasi që kjo marrëveshje do të ketë edhe kundërshtarët e saj.

“Me arritjen e marrëveshjes gjërat do të fillojnë të normalizohen, vështirësi do të ketë, kundërshtarë të kësaj marrëveshje gjithashtu do të ketë, por vullneti i atyre që arrijnë marrëveshje dhe i faktorëve mbështetës është më i fuqishëm se i atyre që e kundërshtojnë”, është shprehur Thaçi në një konferencë të organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme.

Sa i përket procesit të dialogut që po zhvillohet në Bruksel, kreu i qeverisë tha se nuk mund të tërhiqen paralele me bisedimet që janë zhvilluar në Vjenë e Rambuje.

“Kushdo qe mendon të bëjë një balancim të dialogut aktual Kosovë-Serbi, me ato të Rambujesë ose Dejtonit, nuk qëndrojnë. Takimet e Brukselit, kanë për qëllim normalizimin e raporteve me Serbinë, por jo edhe prekjen e statusit, apo ato të sovranitetit të shtetit tonë”, ka vlrësuar Thaçi. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›