Qytetet më të pasura të Shqipërisë
Banka e Shqipërisë bën të ditur se rritja më e madhe e depozitave ka qenë në vitet 2009-2010, ku ndryshimi ishte me 123 miliardë lekë.
Por cilat janë qytetet më të pasura në vend? Tirana, tek të dhënat e Bankës së Shqipërisë, ashtu sikurse pritej, është qyteti më "i pasur" në vend. Është pikërisht kryeqendra e vendit zona ku janë përqendruar shumica e parave të depozituara në banka nga ana e qytetarëve. Në vitin 2007 depozitat për Tiranën ishin 260 miliardë lekë, ndërsa një vit më vonë ato u rritën me 7.7 miliardë, duke shënuar 268 miliardë lekë.
Rritje të depozitave pati edhe në vitet 2009 dhe 2010, kurse në fund të vitit 2011 në kryeqytet rezulton të jetë e përqendruar më shumë se 1/3 e parave të të gjithë vendit, plot 344 miliardë lekë. Kjo deri diku është e kuptueshme, pasi në Tiranë është përqendruar një pjesë e mirë e bizneseve dhe po kështu numri i banorëve është shumë i lartë krahasuar me zona të tjera. Qyteti i dytë më i pasur në vend është Durrësi, me një nivel depozitash në banka prej 54.7 miliardësh në vitin 2007, në gati 79 miliardë lekë në vitin 2011.
Aktualisht, në banka, për zonën e Vlorës, në vitin 2011 ishin të depozituara 58.7 miliardë lekë, kurse për Fierin 53 miliardë lekë. Ajo që surprizon në lidhje me rritjen e pasurisë është Korça, e cila ka lënë pas Fierin dhe shumë qytete të tjera. Sipas BSH-së, korçarët kanë në banka 54.9 miliardë lekë. Më pas vijnë qytete të tilla si Shkodra dhe Lezha. Ky i fundit është edhe qyteti "më i varfër" mes atyre më të mëdhave dhe rritja e depozitave ka qenë e moderuar për vite me radhë.
Ekspertët vërejnë se janë tetë qytete të mëdha ato që mbajnë peshën kryesore të parave gjithsej të depozituara në banka. Pjesa tjetër e vendit përfshin zona rurale apo qyteza të vogla, të cilat gjithsej kanë pothuajse 1/4 e gjithë parave që kanë shqiptarët në banka. Sipas të dhënave, në fund të vitit 2011 pjesa tjetër e Shqipërisë, me përjashtim të qyteteve të mëdha, ka 171 miliardë lekë.
Rritja e pasurisë së këtyre zonave ka qenë graduale në vitet 2007-2008, më e moderuar me vetëm 3 miliardë lekë, kurse në vitin e fundit kjo rritje ishte një rritje rekord me plot 26.3 miliardë lekë. Rreth 344 miliardë lekë u përkasin depozitave në bankat në kryeqytet, duke e bërë Tiranën qytetin më të pasur në vend. Kjo shumë përbën më shumë se 1/3 e gjithë parave që rezultojnë të mbyllura në banka për gjithë vendin.
Në vendin e dytë vjen qyteti i Durrësit, me 78 miliardë lekë depozita. Ndërkohë që 881 miliardë lekë është totali i gjithë depozitave në të gjithë vendin në fund të vitit 2011. Krahasuar me vitin 2007, këto depozita janë rritur në mënyrë të konsiderueshme. Katër vjet më parë ato ishin 610 miliardë lekë, kurse në vitin 2008 në banka ndodheshin 623 miliardë lekë./Start/
2012-04-01 14:57