E Diel, 1 Nëntor 2026

INSTAT: Shitjet në tregtinë me pakicë u rritën lehtë

Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës, indeksi i volumit të shitjeve në tregtinë me pakicë është rritur 0.2 për qind, ndërsa krahasuar me tremujorin paraardhës është rritur 6.8 për qind.      

Në grupin "artikuj të përzier kryesisht ushqime, pije, duhan në njësi tregtare jo të specializuara" indeksi i volumit të shitjeve është ulur 2.5 për qind në këtë tremujor krahasuar me tremujorin paraardhës. Brenda grupit "tregtia, mirëmbajtja dhe riparimi i automjeteve dhe motoçikletave "në grupin "tregtia me pakicë e karburanteve", indeksi i volumit të shitjeve për tremujorin e katert 2011 është rritur 35 për qind krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit paraardhës. Krahasuar me tremujorin paraardhës indeksi i volumit të shitjeve në grupin "tregtia me pakicë e karburanteve" është ulur 13 për qind.

Indeksi i punësimit në "tregtinë me pakicë" në tremujorin e katërt të këtij viti arriti 167.2 për qind kundrejt vitit bazë (2005=100). Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ky indeks është ulur 2.4 për qind. Në grupin "tregtia dhe riparimi i automjeteve" indeksi i punësimit në tremujorin e katërt të këtij viti arriti 202.1 për qind kundrejt vitit bazë (2005=100) me rritje 3.8 për qind, kundrejt të njëjtës periudhë të vitit të kaluar./Start/

                                                                                             2012-04-01 08:45
   

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›