Kina partnere strategjike e Europes
Duke folur për ekonominë italiane Monti ka thënë se tregu i konsideron financat publike në një ekuilibër të mirë, me një përshpejtim të reformave dhe një vijushmëri të uljes së normave bazë të interesit.
“Nuk dua të jem shumë ambicios”, - është shprehur Monti, - duke shtuar se “shpresa ime është ajo e gjenerimit të një entuziazmi të ri në Itali të bazuar në realizimin e një vendi të disiplinuar, me një ekonomi të orientuar thellësisht drejt tregut si dhe një klimë më te mirë biznesi”.
Kryeministri kinez ka shprehur vlerësimin mbi shendetin e ekonomisë italiane, duke shprehur bindjen se Italia do të jetë në gjendje ta përballojë skenarin ndërkombëtar të krizës duke realizuar një rritje të re ekonomike përmes reformave. Ëen ka shprehur gatishmërinë për një fuqizim të bashkëpunimit me vendin europian bazuar në programe të reja. Duke kërkuar mbështetjen e investitorëve kinezë në Itali, Monti ka marrë premtimin e kryeministrit Jiabao se brenda vitit 2015 do të realizohen 80 miliardë dollarë në shkëmbime tregtare mes të dy vendeve.
Mario Monti e ka konsideruar modelin kinez të ekonomisë që ndryshe nga ai europian vlerëson tregun dhe për këtë duhet studiuar mirë pasi ka aspekte që në Europë kërkojnë më shumë vëmendje.