Qytetet suedeze goditen nga katër shpërthimet me bomba

Qytetet suedeze janë tronditur nga katër shpërthime brenda një ore. Pas orës 1 të mëngjesit policia në Goteborg mori informacione për dy shpërthime në adresa të veçanta, me një distancë prej 10 minutash.
“Të dy vendet janë rrethuar dhe hetimet janë duke vijuar”, tha policia e cila që po përpiqet të frenojë rritjen e dhunës së bandave.
“Nuk raportohet për persona të lënduar, vetëm dëme materiale”, tha policia.
Një orë më vonë u raportuan dy shpërthime të tjera me disa minuta – një në Norsborg, një periferi në jug të Stokholmit dhe tjetri në Nyköping, rreth 62 milje (100 km) në jug të kryeqytetit.
Në të dyja rastet, policia tha se askush nuk u lëndua. Të katër shpërthimet ishin në ndërtesa banimi. Suedia është përpjekur të frenojë një rritje të të shtënave dhe bombave në vitet e fundit, ndërsa bandat zgjidhin llogaritë e nxitur nga tregtia e drogës.
Në vitin 2022, sipas të dhënave të policisë, në Suedi ka pasur 90 shpërthime dhe 101 raste të tentativave për bomba. Deri më 15 gusht të këtij viti ishin regjistruar 109 shpërthime, transmeton The Guardian.
Policia ka thënë më parë se bombat përdoren kryesisht për të frikësuar objektivat, ndërsa të shtënat përdoren për të vrarë armiqtë.
Vendi regjistroi 391 të shtëna në vitin 2022, 62 prej tyre fatale, nga 45 një vit më parë, sipas të dhënave të policisë.
/rtsh.al/