E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qyteti Detroit shpall falimentin

Qyteti i Detroit dorëzoi dokumentet e falimentimit te sektorit publik mbrëmjen e së enjtes. Ky është falimenti publik më i madh deri më sot.
Ky veprim, mund të zvogëlojë të ardhurat nga pensionet për punëtorët e qytetit dhe pensionistët, si dhe të lërë mbajtësit e obligacioneve me vetëm disa qindarka në vend të dollarëve.
Falimentimi u shpall nga Menaxheri i Emergjencave, Kevyn Orr, dhe u aprovua nga guvernatori i Michigan-it, Rick Snyder.
Snyder tha se kushtet financiare të qytetit e lanë atë pa asnjë zgjidhje tjetër, dhe se Detroit nuk përmbush dot detyrimet e tij ndaj qytetarëve të tij apo edhe kreditorëve.
Por, sindikatat publike të punëtorëve janë të bindur se do ta luftojnë këtë lëvizje, duke akuzuar se qyteti nuk negocioi me besim të mirë dhe nuk duhet të lejohet t’u largohet detyrimeve, që ka ndaj punonjësve dhe pensionistëve.
Federata e Zjarrfikësve të Detroit-it, bëri të ditur se ishte “tepër e zhgënjyer” me shpalljen e falimentimit.
Qyteti përballet me një total detyrimesh prej 18 miliardë dollarësh. Plani i riorganizimit të menaxherit të emergjencave Orr ka të bëjë me shkurtimin e 11,5 miliardë dollarë borxhe, në vetëm 2 miliardë USD.
Kjo do të thotë se investitorët dhe pensionistët do të marrin mesatarisht vetëm 17% të asaj që u detyrohet qyteti.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›