E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet nje italian ne portin e Durersit

Arrestohet në pikën e kalimit kufitar në Durrës një shtetas italian. Magno Vincenzo është arrestuar pasditen e sotme me akuzën për një vrasje në Itali, dhe për këtë ishte i dënuar me 18 vjet burg.
Arrestimi i italianit, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje, është realizuar pas kërkesës së autoriteteve italiane.
Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe Policia e Shtetit. Nëpërmjet një deklarate për mediat thuhet se”
Nga Drejtoria Kundër Krimeve të Rënda në Departamentin kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë së Qarkut Durrës, në kuadër të operacionit të koduar “Mango ”, u bë e mundur kapja e shtetasit italian të shpallur në kërkim ndërkombëtar:
-- Vincenzo Mango, vjeç 45.
Këtë shtetas organet italiane të drejtësisë e kanë dënuar me 18 vjet e 8 muaj heqje lirie për kryerjen e veprës penale të vrasjes.
Ndaj shtetasit Vincenzo Mango, është lëshuar një urdhër arresti i datës 15.03.2013 nga Zyra e Prokurorisë së Përgjithshme në Napoli, Itali për krimin, të cilin e ka kryer në shtator të vitit 2000 në Capodrise Itali.
Kapja e këtij shtetasi u bë e mundur falë një operacioni të mirëorganizuar të strukturave të Policisë së Shtetit rreth orës 13.30’ të ditës së sotme në qytetin e Durrësit.
Arrestimi i tij është kryer me qëllim ekstradimi drejt shtetit Italian, për të vuajtur dënimin për krimin për të cilin është deklaruar fajtor nga organet Italiane të drejtësisë.
Kurorëzimi i këtij operacioni u bë i mundur në sajë të bashkëpunimit e shkëmbimit të informacionit ndërmjet strukturave të Policisë së Shtetit me Misionin INTERFORZE të Policisë Italiane në Shqipëri, autoritetet ligjzbatuese Italiane dhe Interpol.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›