E Diel, 1 Nëntor 2026

Qyteti-Studenti pa energji, CEZ: Është debitor nuk ka shlyer detyrimet

“Qytet Studenti” është i pari institucion debitor të cilit i është ndërprerë energjia elektrike.

Ky ka qënë vendimi i ndërmarrë nga  CEZ shpërndarje, pas disa njoftimeve dhe paralajmërimit të fundit ditën e Enjte, për likuidimin e detyrimeve. Erald Zeneli, drejtor i Faturimit pranë kësaj kompanie, sqaron se akoma nuk ka asnjë reagim nga ky insitucion, prej të cilit fillimisht kërkohet shlyerja e një pjese prej detyrimeve.

Ndërkohë që drejtori Zeneli, paralajmëron se për të gjithë institucionet të cilat janë debitore, do të ndërmeret i njëjti hap nëse nuk shlyen detyrimet, CEZ përjashton nga këto insitucione ujësjellësin, godinat nga të cilët qytetarët furnizohen me ujë, por jo zyrat administrative të tyre.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›