E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, karroatreci përplas kalimtarin

Një aksident është shënuar mëngjesin e sotëm në autostradën Tiranë-Durrës dhe për pasojë një person ka humbur jetën.

Mësohet se një automjet karroatrec, ka përplasur një kalimtar në afërsi të fshatit Maminas.

Uniformat blu kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë shoqërimin në polici të drejtuesit të karroatrecit 45-vjeçarit, Sokol Raca.

Viktima e aksidentit, i cili është ende i paidentifikuar, është i seksit mashkull dhe mendohet të jetë rreth 30-vjeç.

Trupi i viktimës është përcjellë në morgun e spitalit të qytetit të Durrësit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›