Qyteti Studenti, tarifa e akomodimit mbetet e pandryshuar

Akomodimi në Qytet Studenti përgjatë 1 viti do tu kushtojë të rinjve që kanë zgjedhur strehimin në godina, 40000 lekë, shumë kjo e pandryshuar në krahasim me një vit më parë.
Drejtoria e trajtimit të studentëve ka shfrytëzuar hapësirën verore për të bërë ndërhyje në godina duke premtuar kushte më të mira dhe qëndrim jo me shume se 3 studentë në një dhomë.
Regjistrimet për t`u sitemuar në godinat studentore do të fillojnë më 3 tetor. Çdo vit, në qytetin e të rinjëve studentorë pranohen 6200 studentë të cilët vijnë nga të gjithë qytetet e Shqipërisë por edhe diaspora.