Qyteti fantazmë i milionerëve (FOTO)
Ky qytet me këto fasada me ngjyra të ndezura duket sikur është sheshxhirimi i një filmi.
Por në fakt është i ashtuquajturi qyteti fantazmë i milionerëve, një lagje prej 17 hektarësh në kryeqytetin ukrainas, Kiev.
Një dekadë më parë nisi ndërtimi i qytezës Vozdvyzhenka.
Qëllimi ishte që të tërhiqeshin pasanikët për të blerë shtëpi.
Por kriza bankare e vitit 2008 goditi të gjitha ekonomitë e planetit, duke e zhytur edhe Ukrainën në probleme.
Tani Vozdvyzhenka është thuajse bosh.
Një e pesta e shtëpive janë shitur.
Edhe ata që kanë blerë shtëpi duke menduar për ti rishitur më vonë, tani janë në hall pasi vlera e tyre është përgjysmuar në treg.
Në ato shtëpi që janë shitur, nuk ka banorë pasi ato janë blerë nga pasanikë që jetojnë jashtë vendit.
Por ka arkitektë që ankohen se lagjja e re ka shkatërruar një zonë historike të vendit dhe parashikojnë se ajo nuk do banohet kurrë plotësisht.
Nuk mjafton me kaq, por ndërtuesit duke shpejtuar të mbarojnë punimet, i kanë bërë pa cilësi dhe tani kanë nisur çarjet në mure dhe problemet sidomos me sistemin e ngrohjes./ep



















