FOTO LAJM/ Ja pse duhet të kontrolloni poshtë krevatit kur bini të flini
Gogoli që fshihet poshtë krevatit është makthi i fëmijërisë.
Por nëse fëmijët kontrollojnë poshtë krevatit përpara se të flenë, një gjë të tillë duhet të kishte bërë edhe Guy Whittall.
Ish- lojtari i kriketit nga Zimbabve kaloi gjithë natën duke fjetur me një krokodil 2.5 metra të gjatë dhe 150 kilogram të rëndë poshtë krevatit.
Edhe në mëngjes ai nuk e vuri re krijesën, por klithmat e pastrueses bënë që ai të përballej me krijesën e frikshme.
Krokodilët janë ekspertë për tu fshehur, prandaj kanë mbijetuar kaq shumë në planetin tonë, thotë Whittall.
Bashkë me të tjerë persona ai e largoi krokodilin, duke e hedhur në lumin prej nga mendohet se ka ardhur./ep









