E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qyteti i Berlinit fiton Çmimin Princi i Asturias 2009

Qyteti i Berlinit, që feston këtë vit 20-vjetorin e rënies së Murit fitoi Çmimin Princi i Asturias 2009, një nga çmimet më prestigjoze në Spanjë. Lajmi u bë me dije nga juria e fondacionit të këtij çmimi."Muri i Berlinit, simbol i ribashkimit evropian, ka qenë për disa dekada përfaqësuesi botëror i Luftës së Ftohtë. Revolucioni paqësor që çoi më 9 nëntor 1989 në rënien e Murit dhe më pas në ribashkimin e Gjermanisë, përfshiu që nga ajo kohë miliona persona në botë duke kontribuuar në një masë të madhe në rivendosjen e ekuilibrit mes Lindjes dhe Perëndimit", thuhet në komunikatën e fondacionit.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›