Qyteti muze i Gjirokastrës, nga janari e deri tani është vizituar nga 14 mijë turistë

Në Ditën Ndërkombëtare të Muzeve, interesi i turistëve që vizitojnë Gjirokastrën eshte edhe më i lartë. Mes kalldrëmeve karakteristike dhe muzeve që ruajnë shekuj histori, vizitorët ndalen për të njohur më nga afër traditën, kulturën dhe trashëgiminë që mbart qyteti i gurtë.
“Përmes shpjegimeve të ciceronëve mësuam më shumë për kulturën shqiptare, historinë dhe mënyrën e jetesës ndër vite’, u shpreh një turiste.
“Na bëri shumë përshtypje si janë ruajtur objektet historike dhe atmosfera autentike që ndjen sapo hyn në muze”, tha një tjetër turist.
Ciceronët shprehen se vitet e fundit është rritur interesi i turistëve për muzetë e Gjirokastrës, ndërsa theksojnë se mirëmbajtja e objekteve historike mbetet thelbësore për ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe për tërheqjen e vizitorëve.
“Për muajin maj kryesisht kemi pasur turistë nga Franca, por dhe nga vende të tjera si janë Gjermania, Spanja, Italia por ka pasur shumë interes dhe nga shqiptarët”, u shpreh cicëroni Olsi Sinani.
Në Ditën Ndërkombëtare të Muzeve, vizitorët kanë mundësinë ti vizitojnë falas të katër muzetë e Gjirokastrës
Gazetare: Enkeleda Domeri
/rtsh.al/