E Shtunë, 31 Tetor 2026

Si reaguan serbët kundër kongresistit Eliot Engel

Eliot Engel

Çikago, 30 qershor, NOA Kongresisti amerikan Eliot Engel gjatë vizitës në Çikago dhe takimit të ngrohtë me shqiptarët ka shpalosur shumë kujtime nga rrugëtimi i tij për lirinë dhe pavarësinë e shtetit të Kosovës.

Njeriu me profil të qartë politiko-diplomatik dhe një nga njohësit më të mirë të çështjes shqiptare në Ballkan përmendi një rast kur ish-guvernatori i shtetit të Ilinoisit Rod Bllagojeviç për fushatën e tij të rizgjedhjes në Dhomën e Përfaqësuesve mori një çek prej 500 dollarësh, që më vonë u bë shkak për shumë zhurmë nga komuniteti serb në Çikago.

Serbët me të dëgjuar se Rod Bllagojeviçi i kishte dhënë çekun për fushatën e tij ata njëzëri reaguan zëshëm: Pse i keni dhënë çek fushate Eliot Engelit, e dini se ai është armiku i popullit serb dhe shtetit të Serbisë?!.

Në këto reagime, thoshte Engel, ata e dinin se unë jam miku i madh i popullit shqiptar dhe ideator për lirinë dhe pavarësinë e shtetit të Kosovës.

Më të dëgjuar për këtë nga goja e Bllagojeviçit në një nga zyrat në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, unë ia ktheva çekun për fushatën time me buzëqeshje e falënderim.

Këto ditë Rod Bllagojeviç, ish-gurvernator i shtetit të Ilinoisit po pret dënimin e Gjykatës së Lartë të Shtetit për disa vepra të rënda korrupsionit gjatë mandatit të tij.

INA/NOA

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›