RAMA KËRCËNON ME JETË ILIR KOKONËN
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Edi Rama një ditë më parë ka kërcënuar me jetë me anë të një telefonatë kryetarin e njërës prej minibashkive të Tiranës dhe pikërisht zotin Ilir Kokona. Sipas këtij të fundit, kreu i bashkisë më të madhe në vend Edi Rama pas kërcënimeve dhe shantazheve të përditshme ndaj tij dhe anëtarëve të tjerë të familjes, më në fund ka dërguar edhe Policianë Bashkiake të kryeqytetit për t’i prishur shtëpinë. Veprime të tilla Rama i ka bërë gjatë darkës së një dite më parë. Kjo nuk është hera e parë që Edi Rama vepron në këtë mënyrë. Nuk është hera e parë për një person të tillë që u telefonon qytetarëve dhe i kërcënon me jetë. Nuk është hera e parë që ky kryetar bashkie telefonon personalisht drejtuesit e mediave dhe u bën shantazh, u kërkon llogari dhe i kërcënon. Një person i tillë në çdo vend të botës do të klasifikohej si shtetas me rrezikshmëri shoqërore që vuan nga simptomat e një të çmenduri dhe është pikërisht ky fakt i cili e shpëton atë nga dënimet.
kliko ketu per te shikuar pamjet
...