Rreziku që kriza financiare të zgjasë edhe një vit tjetër
Trazimet e tregjeve botnore do të zgjasin edhe një vit tjetër. Përkufizim i fjalës së Joaquim Almunia, komisari europian per çeshtjen ekonomike dhe monetare. Politikani i njohur ka deklaruar në web-sajtin e gazetës spanjolle “El Pais” se «në këtë moment është e drejtë që kostoja për t’u financuar të ulet, por nuk duhet të gjendemi në situatën ku normat e interesit, flasim në terma reale, të bien negativisht, duke parë se në të kaluarën kanë sjellë një borxh të jashtëzakonshëm, bashkë me një perceptim të ulët të riskut, bashkë me flluckat që pastaj shpërthejnë». Keq më keq, si Lehman Brothers.
Mbi temën e normave të interesit u shpreh edhe premier-i britanik, Gordon Brown, gjatë një shkëmbini batutash me gazetarët, të sjellë per ne nga Bbc-ja. «Inflacioni do të bjerë gjatë muajve në vijim - theksoi Brown - dhe kjo gjë e jep hapesirë të gjithë autoriteteve monetare, bashkë me të edhe bankës së Anglisë, të marrin veprime ndaj kostos së parasë.
Ngadalësimi i ekonomisë botnore dhe pikërënia e çmimin të naftës, në të vërtetë, janë elementë që mund të qetësojnë “shtytjet e dopuara” të inflacionit. Qëndron fakti, përshembull Islanda, që nga tetori është rritur në 15, 9 % , rekord i ri, pas 14 % të shtatorit. Përpara faktit se nga shumë kohë shqetësimi i disa agjensive principale, e para mbi të gjitha Banka qëndrore europiane, e cila ka vëzhguar mprehtesisht sidomos mbi kontrolli i ulje-ngritjeve të çmimeve, bashkë me ndryshimin e faktorve ekonomike botnorë, gjykojnë se politika monetare europiane do mund të ndryshojnë rrjellën e total-collapse bank. Që do të thotë një deklarim real të uljes se normës së interesit.
Konkretisht, Banka Qendrore Evropiane - BQE e ka çuar normën bazë të interesit në masën 3.75 për qind, nga 4.25. Dhe kërkohet një ulje tjetër. Kjo bëri që për sot gjëndja hyjë në një proces stabilizimi të tregjeve ndërkombëtare. Ky vendim pritet të ulë nivelin e interesave për kredi, duke i dhënë më shumë mundësi kredimarrësve që të shlyejnë në kohë detyrimet e tyre ndaj bankave. Po ashtu, ulja e normës bazë do të shoqërohet edhe me reduktimin e interesave për depozitat, duke lehtësuar bankat e nivelit në dhënien e shumave ndaj klientëve që kanë vendosur kursimet e tyre kundrejt një norme fitimi. Pritet gjithashtu që disa huadhënës ndërkombëtarë të miratojnë një plan për t’u dhënë ekonomive që përmbushin termat e kërkesave të përcaktuara paraprakisht fonde tepër të mëdha likuiditetesh.
Ndër të tjera pritet që bankat qendrore botnore të ndërmarrin iniciativa shpresë dhë nëse afërmendësh të koordinuara gjatë kësaj fund jave, për të ulur perceptimet e frikës preventive që kanë pushtuar tregjet financiare, në një çast kur po materializohet gjithnjë e më shumë paniku për shkak të zërave që flasin për recensionin e afërt global. Raportet më të fundit të FMN-së janë të cilësuara nga më pesimistët e dekadës së fundit dhe parashikimet për të ardhmen kanë re më të zeza.
Po në Shqipëri? Lere mos e pyet. Nejse. Flasim për Shqipërinë financiare të Gov. Fullanit qe duket - simbas fjalëve të tij - ka një imunitet të domosdoshëm për të shpëtuar nga depresioni ekonomik ndërkombëtar, por liberalët theksojnë se kriza financiare e lindur nga Wall Street nuk ka si mos të prekë edhe investimet e bankave të ndryshme në tregun shqiptar.
T’i themi gjërat siç janë dhe t’i biem drejt punës së kësaj krize, sepse ka edhe një hallkë tjetër kjo sipërmarrje. E vetmja gjë që na bën të telendisemi më tepër është se Gov. Fullani, si përfaqësues i bankës së Shtetit, për punën e krizës është tejmase hiper-optimist, thekson faktin se ne nuk na prek kriza, pasi jemi jashtë sistemit financiar euro-atlantik ose atij botnor. Përse jemi jashtë sistemit financiar botnor zoti guvernator? Ironikisht akute ishte komenti i një të përditshmeje të Tiranës, kur tha kësaj i thonë “të mburresh se shqiptarët nuk do vdesin nga përplasja në anije kozmike, se nuk kanë anije kozmike”! Koha do të gjykojë veprimet dhe mosveprimet e gjithsecilit, por të autoriteteve financiare në radhë të parë
...