ILDKP kerkon denime per 7 zyrtare dhe ish-zyrtare
TIRANE - Shtate zyrtare rrezikojne te denohen me gjobe ose burgim deri ne 6 muaj pasi kane refuzuar te dorezojne deklaraten e interesave private. Inspektorati i Deklarimit te Pasurive i eshte drejtuar Prokurorise per hetime te metejshme pasi dy punonjes te Drejtorise se Pergjithshme te Doganave nje ish-zv.minister dhe kater drejtues te pushtetit vendor nuk i jane pergjigjur thirrjes edhe pse ndaj tyre eshte marre masa administrative gjobe per vonese ne deklarimin e pasurive. Zyrtaret per te cilet ILDKP ka kerkuar nisjen e procedimit penal jane Flamur Hysi zv.drejtor i Pergjithshem i Doganave Adrian Durmishllari ish-doganier Zamira Sinoimeri ish-zv.ministre e Shendetesise Sokol Hodaj kryetar i komunes Vllahine ne Vlore Mark Kulla kreu i komunes Shosh ne Shkoder Bujar Skendo kryetar i komunes Buz ne Tepelene Agim Xhaja kryetar i komunes Perparim Peqin. Po keshtu si rrjedhoje e hetimit administrativ te zhvilluar nga Inspektorati i Larte i Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive tre zyrtare te qeverisjes vendore ne Bashkine e Sarandes kane dhene doreheqjen nga funksionet publike dhe drejtuesi i nje ndermarrjeje shteterore ne te njejten njesi administrative eshte terhequr nga ushtrimi aktiv i profesionit te lire privat pasi kane rezultuar ne konflikt interesi.
19 Shtator 2010