RENEA pushton sheshin Skenderbej
Trupat elite te Policise se Shtetit Forcat e Repartit RENEA kane realizuar nje stervitje demonstrimi ne sheshin Skenderbej ne Tirane ne kuader te aktiviteteve te Ekspozites Nderkombetare per Mbrojtjen dhe Sigurine ALMEX 2010 te organizuar nga Ministria e Mbrojtjes e Shqiperise Ministria e Brendshme dhe shoqeria Klik Ekspo Group ne pranine e ministrit te Brendshem Lulezim Basha perfaqesuesve te NATO-s atasheve ushtarake te disa ambasadave te akredituara ne Tirane drejtuesve te larte te Shtabit te Pergjithshem te Ushtrise Shqiptare si dhe qytetareve te shumte te pranishem. Ne qender te ketij demonstrimi ishte prezantimi i teknikave te specializuara te nderhyrjes se ketyre forcave per zgjidhjen e situatave me veshtiresi te larte sic eshte rasti i grabitjes se bankave nga elemente te armatosur.
Banoret e Tiranes jane bere sot deshmitare te devocionit dhe perkushtimit te Policise se Shtetit gjate nje aksioni te improvizuar te perballjes dhe ndeshkimit te krimit. Si rrallehere qytetare te shumte kane pare nga afer ne sheshin kryesor te kryeqytetit operacionin policor te organizuar nga forcat elite te Policise se Shtetit ato te RENEA-s. Trafiku i makinave per disa caste bllokohet. Tre helikoptere shfaqen njeri pas tjetrit duke qendruar pezull disa metra larg tokes. Prej andej forcat e policise zbresin me litare. Ia behin edhe sirenat e makinave te policise qe mblidhen me shpejtesi para Muzeut Historik Kombetar. Degjohen krisma automatiku. Trupat e policise kane arritur te bllokojne makinen e dy grabitesve bankash duke bere rrethimin e tyre. Te sigurt ne veprimet e tyre arrijne ti nxjerrin nga furgoni dhe duke i shtrire per toke u vendosin prangat ne duar grabitesve. Me shpejtesi largohen nga sheshi Skenderbej ndersa lene pas imazhin e Policise se Shtetit qe kurdohere eshte aty ne te mire te ruajtjes se rendit dhe sigurise publike. I mirorganizuar kesaj here i stimuluar operacioni u zhvillua para syve te publikut te gjere si nje deshmi e vendosmerise se forcave speciale te RENEA-s ne luften kunder veprimtarive kriminale. Ndryshe nga sot operacionet e saj reale jane kudo ne Shqiperi anembane saj atje ku perballen me eksponentet me te rrezikshem kriminale jashte syve te banoreve.