E Diel, 1 Nëntor 2026

Kembe me kallo ne kepuce te ngushte

/ /

NgaKASTRIOT ISLAMI

Nga nje analize e projektbuxhetit te vitit 2011 e te raporteve te tij ne buxhetet paraardhese dhe larg retorikes e ballafaqimit ideologjik a politik ndonese debati per buxhetin perben momentin kulmor te diferencimit midis qeverise dhe opozites por me synim per te projektuar me realizem ne te ardhmen mund te arrihet ne perfundimin se 1 kufijte e te ardhurave dhe te shpenzimeve totale jane te ngurtesuara 2 struktura e buxhetit eshte e ngurtesuar dhe 3 per rrjedhoje ne kete buxhet as arsimi dhe as shendetesia apo sektoret sociale nuk jane dhe nuk mund te jene prioritare. Dhe kjo situate duket se do te mbetet e tille edhe ne periudhen afatmesme. Arsimi nuk eshte me prioritar ne parashikimin buxhetor. Zhvillimi i kultures turizmit sporteve dhe rinise eshte i disbalancuar.

1. Buxheti eshte i ngurtesuar ne kufijte e tij
Fillimisht le ti referohemi parametrave kryesore te buxhetit. Po filloj me shpenzimet totale se ndoshta ky eshte me familjar per publikun. Nga leximi i projektbuxhetit 2011
i larg debatit politiko-matematik permes te cilit artikulohet se ky eshte buxheti me i madh deri me sot sepse te gjithe e dine se keshtu do te jete gjithnje cdo vit me i madh se paraardhesi dhe me i vogel se pasardhesi
ii larg interpretimeve statistikore jo sinjifikative se buxheti eshte kaq apo aq miliarde sa nuk ka qene ndonjehere tjeter ne fakt po te kete rritje ekonomike buxheti do te rritet si ne vlere absolute edhe ne vlere relative ceshtja eshte se me cfare ritmi do te rritet
iii larg krahasimit te cunguar se kete vit buxheti i te ardhurave eshte 7.7 here me i madh se nje vit me pare sepse kjo eshte normale me kete rritje prej 5.5 per qind sepse ska si te jete ndryshe
rezulton se Shpenzimet totale per vitin 2011 jane vetem 30.6 leke nga 100 leke prodhim i pergjithshem dhe kjo shifer eshte ngurtesuar prej vitesh dhe mesa duket do te ngelet e ngurtesuar edhe disa vite te tjera nese vazhdohet ne kete menyre.

Pra buxheti nuk rritet me ne kuptimin e madhesise relative ne termat e prodhimit te pergjithshem bruto PPB. Dhe nese kjo vazhdon keshtu vendit tone i duhen rreth 50 vjet qe shtetasit e tij te kene te ardhura per fryme aq sa kane europianet aktualisht qe sigurisht nuk do te qendrojne ne vend lidhur me te ardhurat e tyre. Duhet pasur parasysh se integrimi i vertete eshte ai ekonomik dhe i mireqenies pra i nivelit te jeteses. Kjo te con ne perfundimin se kufiri i shpenzimeve eshte ngurtesuar. Dhe ky ngurtesim ne shpenzimet totale vjen
i sepse eshte ngurtesuar totali i te ardhurave ne shifren rreth 27 leke per 100 leke prodhim
ii sepse jane ngurtesuar te ardhurave nga tatimet e doganat ne shifren rreth 19 leke per 100 leke prodhim
iii sepse deficiti nuk mund te rritet me dhe bile duhet te ulet meqenese borxhi ka arritur kufirin shqetesues prej mbi 60 leke per 100 leke prodhim.

E thene ndryshe Shqiperia cdo vit prodhon 100 leke ku 60 leke i ka borxh dhe vetem 30 leke mund te shpenzoje. Dhe ky eshte ngerci.

2 ...Por buxheti eshte i ngurtesuar edhe ne strukturen e tij...
Por ky ngurtesim nuk prek vetem tavanin e shpenzimeve por edhe struktura e shpenzimeve eshte gjithashtu e ngurtesuar. fare do te thote kjo Kjo do te thote se qeveria dhe maxhoranca nuk kane shume hapesire per te manovruar per te mos thene nuk kane aspak. Nga 30 leke qe i mbeten qeverise per shpenzime
i 5.2 leke i duhen per paga kjo eshte nje shifer qe nuk ulet prej kohesh dhe se kjo qeveri as nuk e ul dot por as nuk e rrit dot
ii 8.7 leke i duhen per sherbime sociale pensione etj. edhe kjo as nuk ulet dhe as nuk rritet dot
iii 2.4 leke duhen per shpenzime operative per benzine dieta zyra qe makineria e shtetit te funksionoje shifer kjo qe eshte ulur por qe nuk mund te ulet me.

Pra rreth 16.5 leke ose me shume se gjysma e shumes rreth 55 per qind prej 30 leke te shpenzimeve totale duhen per paga pensione dhe benzine e dieta. Keto nuk ulen dot dhe bile duhet te rriten por as nuk rriten se vetem 30 leke jane ne dispozicion per tu shpenzuar.
Shteti ka edhe detyrimin te paguaje rreth 2 leke per asistence te perndjekurit kompensim per energjine per te varfrit qe eshte shume pak por qe nuk mund te rritet. Po keshtu kjo familje e varfer duhet te paguaje nje shifer gjithnje ne rritje qe tani eshte 3.6 leke per borxhin qe ka marre. Ka edhe 2.5 leke qe duhet tia jape pushtit vendor. Dhe shuma e te gjitha ketyre shifrave te ngurtesuara eshte rreth 24 leke. Te gjitha keto shifra nuk mund te rriten dhe jane prej kohesh te ngurtesuara edhe shuma e tyre sepse eshte ngurtesuar shifra qe qeveria ka mundesi te shpenzoje prej 30 lekesh. Kjo ben qe per diference aritmetike qeverise ti mbeten vetem 6 leke per te bere investime nga te cilat gjysma eshte nga jashte. Kjo perseri e ben strukturen e ketij buxheti te ngurtesuar dhe qeveria ka ne dore e mund te menaxhoje sipas synimeve te saj vetem 6 leke nga 100 leke prodhim dhe ne fakt vetem 3 leke sepse 3 leket e tjera qe vijne nga jashte jane jo rralle relativisht te kushtezuara.

3. Arsyet kryesore te ngercit pagesa e borxhit dhe gropa e sigurimeve ...
Buxheti ka 2 probleme themelore e shume shqetesuese qe nuk e lejojne strukturen e tij te lirohet nga ngerci
1 Shpenzimet per sigurimet shoqerore e shendetesore jane 8.7 leke nderkohe qe te ardhurat per kete ze jane vetem 4.4 leke pra gropa qe krijon ne kete buxhet ky ze eshte rreth sa gjysma e vleres pra 4.3 leke.
2 Po ti shtosh kesaj vlere edhe 3.6 leke per borxhin behet nje shume prej 8 lekesh ose rreth nje e katerta e buxhetit qe nuk lejon asnje manover brenda kufirit prej 30 lekesh te shpenzimeve totale.
Mund te arrihet lehtesisht ne perfundimin se
i nese nuk rriten shpenzimet per te tejkaluar kufirin prej 30 lekesh
ii nese nuk clirohet rritja ekonomike dhe nuk ulet evazioni ne menyre qe te tejkalohet kufiri prej 27 lekesh i te ardhurave totale buxheti do te mbetet ne kete cikel te mbyllur e te ngurtesuar ne kufijte e tij te te ardhurave dhe shpenzimeve por edhe ne strukturen e tij.
Franca qe eshte nje nga vendet me te fuqishme ne Europe dhe ne bote ngriti nje grup pune pikerisht me synim si te clironte rritjen ekonomike ne menyre qe Franca te mbetej e rendesishme e konkurruese si fuqi globale. Ky grup me 40 njerezit me te shquar jo vetem nga Franca por edhe shume eksperte te huaj nga te cilet 4 nobeliste arriti te jape 326 keshilla sesi clirohet rritja ekonomike. Po ju permend vetem kryekeshillen te forcohet tregu i dijeve pra te i te investohet ne burimet njerezore ii te forcohet sektori i arsimit dhe iii te rritet niveli i arsimimit e kualifikimit te burimeve njerezore. Pra investimi prioritar dhe reformat ne edukimin e burimeve njerezore dhe ne arsim u konsideruan si celesi i suksesit per Francen. Imagjinoni per Shqiperine se ku jemi dhe cduhet bere.

4. Arsimi nuk me eshte prioritar...
E solla kete shembull qellimisht. Sepse arsimi ne Shqiperi po te lexohet buxheti nuk eshte me prioritet. Te kuptohemi drejt ky perfundim nuk synon te godase politikisht per qellime afatshkurtra kete buxhet apo thjesht kete qeveri a maxhorance sepse problemi eshte me i madh se kaq dhe se pasojat e tij po projektohen ne nje periudhe me te gjate se 20 vjet duke qene e mbetur nje shqetesim nje problem per kete maxhorance e opozite dhe per te tjerat qe do vijne nga pas. Keta te rinj qe mbarojne shkollen sot dhe marrin diploma qe dihet nga te gjithe se cfare ndodh ne realitet do te duhet te punojne deri ne vitin 2060 dhe do duhet te perballojne nje treg dijesh e konkurrence minimalisht europian dhe maksimalisht global. Shume shpejt do te vije dita kur cdo i ri do te mund te levize lirisht ne Europe i cili do te kete fituar edhe diplome e mastera shqiptare por nese nuk ka dije solide e te mjaftueshme konkurruese ne nje treg dijesh te verteta nuk do te mund te integrohet realisht pra nuk do te mund te levize as per punesim dhe per rrjedhoje edhe per asnje arsye tjeter..

Arsimi per vitin 2011 ka vetem 3 leke nga 100 leke prodhim nderkohe qe ne vitin 2006 ka pasur vetem 2.91 leke. Pra ne pese vjet buxheti i arsimit eshte rritur me vetem 0.12 leke ose me nje ritem prej 0.024 leke ne vit nga ky kendveshtrim arsimi nuk perben prioritet. Pergjigja se jemi me mire se ne 2005-n kur kjo opozite ishte ne pushtet dhe se ka rritje absolute apo relative ne krahasim me 2005 apo me 2010 mund te jete propagande afatshkurter por mbetet pjese e nje debati pa bereqet. Dhe ne kete aspekt as ministria dhe as qeveria nuk mund te bejne asgje se sic e thashe me lart buxheti eshte i ngurtesuar ne 30 lekeshin e shpenzimeve totale dhe ne strukturen e tij ku te gjithe zerat jane te ngurtesuar prandaj nuk ka asnje hapesire per te manovruar. Kjo mesa duket do te vazhdoje keshtu edhe per disa vite dhe nuk ka lidhje me krizen globale.

Kete vit buxheti i arsimit me 3.03 leke eshte me i ulet sesa ai i vitit 2010 qe ishte 3.11 leke ose rreth 0.08 leke me i ulet pra edhe ne kete aspekt arsimi nuk eshte dhe nuk mund te konsiderohet prioritar. Ky nuk eshte shqetesim se po ndodh keshtu kete vit por nje shqetesim ne dy aspekte se 1 nuk po investohet me prioritet ne arsimimin e burimeve njerezore dhe 2 kjo duket se do te vazhdoje se paku deri ne nje periudhe afatmesme dhe rezultati eshte nje projeksion jo optimist e shqetesues per te ardhmen se paku deri ne 20 vjet lidhur me aftesite konkurruese ne nje treg dijesh europian te konsoliduar dhe shume konkurrues.
5. Buxheti per Kulturen e Turizmin eshte i disbalancuar.
Buxheti i Ministrise se Turizmit Kultures Rinise dhe Sporteve ka nje problem tjeter. Se pari duhet bere publik fakti se buxheti total i kesaj ministrie me dy sektore shume te rendesishem turizmin dhe kulturen natyrisht pa neglizhuar projektet per rinine ka ne dispozicion vetem 0.25 leke nga 100 leke prodhim ose nga 30 leke shpenzime ka vetem 1/100 e kesaj shume gjykoj se eshte shume pak dhe ketu nuk vlen debati se cberi opozita deri ne 2005 dhe cpo ben maxhoranca aktualisht. Se dyti per vitin 2011 duhet pranuar se buxheti i kesaj ministrie eshte rritur ne total me shume se cdo dikaster tjeter me rreth 50 per qind dhe per kete duhet pergezuar qeveria. Por kjo nuk mjafton sepse ana tjeter e medaljes eshte se buxheti i kesaj ministrie eshte i disbalancuar. Pra nese buxheti rritet me 50 per qind sektori prioritar i zhvillimit te turizmit ka ulje ne krahasim me vitin 2010 me rreth 23 per qind. Sektori i programeve per rinine ka ulje ne krahasim me vitin 2010 me rreth 77 per qind. Dhe ulje drastike ka edhe persa i perket shpenzimeve korrente ne masen rreth 20 per qind aq sa kjo ministri te jete ne kufijte e funksionalitetit.

6. RTSH ne kufijte e stanjacionit...

Dhe se fundmi RTSH. Ky institucion pavaresisht perpjekjeve dhe arritjeve per tu bere konkurrues ne tregun agresiv te medias sidomos te prezences se mediave private po te lexohet nga kendveshtrimi i buxhetit minimalisht mund te thuhet se eshte ne stanjacion por ne realitet shume shpejt do te vendoset ne nje situate regresi. Ky perfundim lidhet me dy elemente 1 mungesen e nje reforme tarifore dhe organizative per rritjen e te ardhurave te veta te ardhurat e veta jane rritur ndjeshem por kane arritur fazen e ngopjes dhe nuk mund te rriten me 2 rritjen e transfertes nga buxheti i shtetit deri ne nje periudhe afatmesme ne investime per futjen e teknologjive te reja ne prodhim e transmetim. Kjo media qe aktualisht fizikisht eshte prezente ne afersisht nje te treten e territorit dhe nuk dihet sa prezente persa i perket shikueshmerise apo degjueshmerise shume shpejt do te vendoset ne nje situate te veshtire ne kushtet e nje konkurrence agresive nga mediat private dhe per rrjedhoje gradualisht mund te pesoje regres si persa i perket prezences ashtu edhe shikueshmerise. Nuk po flas per projektin e dixhitalizimit.

7. Ne vend te perfundimit...
Duke e mbyllur me duhet te pohoj se nisur nga fakti qe buxheti eshte i ngurtesuar ne kufijte e tij dhe ne strukture buxheti per arsimin turizmin dhe RTSH-ne ka shume pak shanse te ndryshoje ne drejtimin e rritjes. Ndoshta brenda kesaj kepuce te shtrenguar mund te kishte nje shperndarje ndryshe gje qe tentova permes disa propozimeve ne komision se paku per kete a tri sektore por qe natyrisht nuk mund te ndryshonin thelbin e tij. Shqetesimi im lidhur me kete buxhet nuk eshte thjesht i lidhur me debatin politik te radhes apo miratimin nga maxhoranca te ketij buxheti dhe voten kunder te opozites por me teper me perspektiven e tij afatmesme e natyrisht afatgjate dhe sidomos per nje vend si Shqiperia qe shume shpejt do te jete kandidat per ne BE dhe nje dite jo te larget anetar i BE-se. Dhe qe ky model i ngurtesuar mund te kthehet ne nje pengese veshtiresisht te kapercyeshme...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›