REPORTAZH/ Athina, metropoli gri i krenarisë
Nga Aurora Allushaj, albaniaplus.com
Kafe turke dhe disa cigare në dorë, tavolina të vogla në diell dhe zemërim që duket ngado. Valë të gjata protestash, njerëz që kanë humbur fillin e përditshmërisë. Nuk ka nevojë të bërtasin. As të qajnë. Vetëm të jenë në shesh, të protestojnë, jo vetëm për veten e tyre, por edhe për të bindur familjet që ka ende njëfarë mënyre për të dalë nga kriza. Dhe se tani papunësia po mbaron, si në familje, në lagje, qytet e kudo.
Të huajt papritmas u bënë armiku më i keq, arma më lehtësisht e përdorur është ajo e indiferencës së mprehtë. Dhe një ndjenjë e fortë e nacionalizmit, ndoshta me flamuj grekë që shquhen kudo nga pak.
Flamuri është simboli i fundit, Greqisë që ëndërron pavarësinë: Kolonizatorët sot nuk veshin uniforma ushtarake, por kostume me astar mëndafshi.
Kështu mendojnë grekët, protesta me miksim brezash, idealesh dhe perspektivash. Kombinimi i atyre të cilët vazhdojnë të ushqejnë një frikë të verbër për të ardhmen, si studentë të universitetit, të rinj të organizuar në grupe, të cilët tani për tani kanë vendosur ta vënë mënjanë fjalën nesër. Për tia filluar, së paku për pak kohë, të përqendrojnë vetëm në ditët e sotme. Dhe të përpiqen të rimarrin disa prej të drejtave, sepse edhe prindërit e tyre nuk mund ti mbajnë në.
Ekziston një thënie që ka vite që përdoret nga drejtuesit e Europës dhe që nuk të bën shumë të qeshësh: Ne të gjithë e dimë atë çfarë duhet të bëjmë, ajo që nuk dimë është se si zgjidhet pasi bëhet kështu. Kjo është një thënie e Jean-Claude Juncker, President i Eurogrupit, por atribuimi është i pasigurt. Ajo që është e sigurt, është se ajo daton para 2007-ës, dhe kjo shpjegon shumë. Kur erdhi kriza të parët që nuk besonin se do të ishin në gjendje ta përballonin me anë të instrumenteve të politikës ishin drejtuesit e Europës.
Revoltë në heshtje
Në rrugën Prassitele, zona gjysmë qendrore ekziston një pallat i vjetër. Në citofon, zilet janë gjashtëmbëdhjetë; në të dy prej të cilave shkruhet poleitai në shqip në shitje dhe në dhjetë prej tyre enoikiazetai domethënë jepen me qira. Në të gjithë Athinën nuk gjendet ndonjë pallat që të mos ketë tre apo katër kartela të tilla. Kudo enoikiazetai janë në maxhorancë kundrejt poleitai. Kjo situatë është e ngjashme edhe me dyqanet ku çdo ditë mbyllen qepena dhe vendosen kartonë për lëshim me qira apo shitje.
Në lagjen Exarchia, pazari i Kallidromiou, ka më shumë material për antropologët sesa për turistët. Duket sikur ndodhesh në Azi po të mos ishte për shkrimet e etiketave shihen sipër artikujve. Sasia dhe cilësia të bën të mendosh pazaret e mëdha të Kinës. Të gjithë shesin të njëjtat: fruta, peshk, vezë. Sytë të zënë pleq me qese nëpër duar, gjysmë bosh, me vështrimin që nuk kuptohet ku mbaron. Më tej akoma një grua, rreth të 80-ve flet me shitësin: Zotëri, frutat e ngelura që keni hedhur në koshsa cent i shisni? Ai me një shenjë si për mëshirë i thotë ti marrë. Kjo nuk është e vetmja që bën një gjest të tillë na shpjegon shitësi më pas, në këto kohë na është bërë si diçka normale.
Perëndimi
Perëndimi në Athinë mund të shijohet nga Likavittos kodra e ujqërve. Nga aty të gjitha realitetet, rrugët, monumentet, pallatet administrativë, banorët, transformohen në drita. Dritat e para që ndizen janë anijet, në gjirin e Pireut, më pas në Vouli, dritat e Parlamentit në sheshin Syntagma dhe stadiumi Kallimarmaro. Më vonë pishinat e shumta në tarracat e pallateve, sheshet, shtigjet e ngushta të pallateve. madje të japin përshtypjen sikur densiteti i dritës të jetë shkallëzuar sipas të ardhurave apo problemeve që kanë banorët. Kushedi sesa dritë më shumë, apo më pak do të kishte pa gjithë ato enoikiazetai?