E Hënë, 2 Nëntor 2026

STRASBURG – Von der Leyen propozon kredi dëmshpërblimesh për Ukrainën nga asetet e ngrira ruse

STRASBURG, 10 shtator /ATSH/ – Bashkimi Evropian duhet të gjejë një mënyrë të re për të financuar mbrojtjen e Ukrainës kundër Rusisë duke përdorur paratë e lidhura me asetet ruse të ngrira në Europë, tha kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, sipas Reuters.

Ajo sqaroi se kapitali i vetë aseteve nuk do të prekej, dhe rreziku i financimit të ri do të ndahej kolektivisht nga vendet e BE-së.

“Kjo është lufta e Rusisë. Dhe është Rusia që duhet të paguajë. Kjo është arsyeja pse duhet të punojmë urgjentisht për një zgjidhje të re për të financuar përpjekjen ushtarake të Ukrainës bazuar në asetet  e ngrira ruse ”,  tha Von der Leyen në një fjalim para Parlamnetit Evropian

“Me paratë e lidhura me këto asete ruse, mund t’i ofrojmë Ukrainës një kredit për dëmshpërblim. Vetë asetet nuk do të preken. Dhe rreziku do të mbahet kolektivisht”, shtoi ajo.

Ajo nuk përmendi asnjë shumë specifike.

Grupi i Shtatë vendeve (G7) ka rënë dakord tashmë për një mbështetje prej 50 miliardë dollarësh  për Ukrainën, e cila do të paguhet mbrapsht nga fitimet e papritura të krijuara nga rreth 300 miliardë dollarë asete të ngrira ruse në vendet e G7. /Ad.Ab./

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›